HONDA-KS është formuar në vitin 2008. Gjeneratorët,kompresorët ,prerëset(kosat)e barit,pompat e ujit si dhe inventarë për supermarkete (rafte,frigoriferë,arka,shporta…)janë artikujt tanë kryesorë të cilët janë sipas standardeve ndërkombëtare me të gjitha certifikatat ISO,CE…..
HONDA-KS importon mallrat direkt nga prodhuesi gjë e cila kompaninë tonë e bënë konkurente në treg sa I përket cilësisë dhe qmimit, ka një përkushtim të lartë ndaj cilësisë dhe kjo ka bërë që HONDA-KS të përfaqësoj shumicen e markave më të njohura botërore të gjeneratorëve dhe mjeteve tjera elektrike, Aktualisht është njëra prej kompanive kryesore në Kosovë sa i përket ofrimit të shumëllojshmërisë së gjeneratorëve dhe produkteve të kopshtit (prerëse bari)në tregun Kosovar dhe në atë fqinjë.
HONDA-KS ofron gjithashtu mbështetje teknike, shërbim mirëmbajtjeje,servisimin dhe monitorim të gjeneratorëve,,siq,janë:Perkins,Katerpillar,JohnDeere,Cummins,Deutz,Volvo,Lovol,Aksa,Honda,Yanmar…..si dhe mirëmbajtjen dhe servisimin e të gjitha produkteve të ofruara nga ne.
HONDA-KS ka pajisur me gjeneratorë dhe mjete tjera objekte institucionale,ambasada të huaja, banesa kolektive, shkolla, kompani të ndryshme,spitale,ambulanca deri tek shtëpitë e banimit, duke I kryer shërbimet me kohë dhe cilësi.
Menaxhmenti i kompanisë udhëheq me sukses drejt arritjeve të përbashkëta të kompanisë,dhe ka një staf profesionist dhe shumë energjik i cili përbëhet nga persona profesional të specializuar në lëmin e gjeneratorëve dhe elektromotorëve të cilët vazhdimisht dëshmojnë me sukses efikasitetin e vet.
Misioni ynë
Përmirësimi produkteve dhe cilësia e shërbimeve eshte prioriteti i HONDA-KS duke:
– rritur kënaqësinë e konsumatorit në nivel maksimal,
– ofruar garancion dhe servisim te produkteve, duke ndihmuar dhe mbështetur të gjithë partnerët dhe perdoruesit e produkteve tona
-si dhe duke siguruar nje pozite te besueshme dhe mjedise miqesore per produktet dhe sherbimet e ofruara ne perputhje me kerkesat e klienteve.